12.Të drejtat seksuale
Ekziston një konsensus në rritje se shëndeti seksual nuk mund të arrihet dhe ruhet pa respektim e mbrojtje të të drejtave të caktuara të njeriut. Përkufizimi I të drejtave seksuale të dhëna më poshtë është një kontribut në dialogun e vazhdueshëm mbi të drejtat e njeriut që lidhen me shëndetin seksual .
“Plotësimi I shëndetit seksual lidhet me masën në të cilën të drejtat e njeriut respektohen, mbrohen dhe përmbushen. Të drejtat seksuale përqafojnë të drejta të caktuara njerëzore që tashmë njihen në dokumentet ndërkombëtare.
Të drejtat e rëndësishme për realizimin e shëndetit seksual janë:
–Të drejtat për barazi dhe mosdiskriminim;
-E drejta për t’u çliruar nga tortura ose nga dënimi mizor, çnjerëzor ose poshtërues;
-E drejta për privatësi;
-Të drejtat për standardin më të lartë të arritshëm të shëndetit (përfshirë shëndetin seksual) dhe sigurinë shoqërore;
-Të drejtën për t’u martuar me pëlqimin e lirë e të plotë të bashkëshortëve, si dhe barazi në shpërbërjen e martesës;
-E drejta për të vendosur numrin dhe ndarjen e fëmijëve;
-Të drejtat për informim dhe edukimin;
-Të drejtat për lirinë e mendimit dhe shprehjes;
-E drejta për një zgjidhje efektive për shkeljet e të drejtave themelore;
Ushtrimi i përgjegjshëm i të drejtave të njeriut kërkon që të gjithë personat të respektojnë të drejtat e të tjerëve.
Burimi: OBSH

Leave a Reply