A mund të transmetohet koronavirusi nga gruaja shtatzënë tek fetusi?
A mund të transmetohet koronavirusi nga gruaja shtatzënë tek fetusi apo fëmija e sapolindur (me transmetim vertikal)?
Virusi që shkakton COVID-19 mendohet se përhapet kryesisht nga kontakti i ngushtë me një person të infektuar përmes pikave të pështymës. Nuk dihet akoma nëse një grua shtatzënë me COVID-19 mund të transmetojë virusin që shkakton COVID-19 te fetusi i saj ose tek të sapolindurit me rrugë të tjera të transmetimit vertikal (para, gjatë ose pas lindjes). Sidoqoftë, në ato pak raste të hasura deri tani të foshnjave të lindur nga nëna me COVID-19, nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv me koronavirus që të jetë përhapur përmes rrugëve të tjera të transmetimit vertikal.
Gjithashtu, nuk janë gjetur gjurmë të virusit as në mostrat e marra nga lëngu amniotik ose qumështi i gjirit.
Burimi: Centers for Disease Control and Prevention
Leave a Reply