A mund të bëjë karrierë një vajzë që mbetet shtatzënë në adoleshencë?
Shumica prej nesh njohin dikë që ka mbetur shtatzënë ndërsa është akoma në shkollë ose që e ka lënë sapo e ka marrë vesh. Pavarësisht rasteve dhe mendimeve se adoleshentët mund të bëhen prindër të mirë, avantazhi i vetëm i vërtetë është se ata mund të ‘rriten’ me fëmijët e tyre. Shumica pajtohen me mendimin se të jesh prind i ri është e vështirë por mund të jetë më e lehtë nëse ke një partner ose një familje që të mbështet dhe t’i bën gjërat më të lehtë.
Një vajzë nga një fshat i Fushë Krujës tregon një panoramë të situatës në shkollën e saj para 2 vitesh, kur ishte 16 vjeç. Sipas saj rreth 50-60 për qind e tyre aktualisht janë shtatzënë ose kanë fëmijë. “Shumë prej atyre që shoh, kanë fëmijë ose janë të martuara”, thotë ajo për Jo Tabu.
Përmes një shembulli tregon se të jesh shtatzënë në adoleshencë nuk është fundi i botës por e ardhmja
Cilat janë pikëpamjet tuaja, mbi faktin që janë bërë nëna në adoleshencë?
Të bëhesh nënë në adoleshncë nuk është fundi i botës. Por mendoj se t’i i jep fund integrimit tënd si vajzë në shoqëri, karrierë, në shkollë dhe në jetë. Unë nuk i bashkohem këtij fenomeni më duhet ta pranoj, sepse të gjithë kemi marrë edukim seksual në shkollë, por është qesharake që disa njerëz i kanë ndjekur këshillat dhe disa të tjerë jo.
Si e komenton faktin që keni qenë në një klasë dhe keni bërë zgjidhje të ndryshme?
Po ne ishim të gjithë në të njëjtën klasë dhe më befason fakti që u ndodhi vetëm disave. Mendoj se u tregaun të pakujdesshme. Në adoleshencë njeriu nuk i mendon pasojat. Mikesha ime më e ngushtë me të cilën kishim bërë plane në të ardhmen për të studiuar, mbeti shtatzënë.
Tanimë unë jam gati të filloj shkollën e lartë, kurse ajo po merret me rritjen e fëmijës së parë. Dy drejtime të ndryshme, kur në fakt ne kishim të dyja mundësi të barabarta. Ndoshta asgjë nuk ndodhi rastësisht, ndoshta ajo do ndihet më mirë nëse ka mundësi të kujdeset, për dikë, një fëmijë që të dhuron dashuri pa kushte.

Leave a Reply