A je Okej? – fushata e nisur nga Qendra ACT for SOCIETY
A je Okej? është fushata më e re e cila po implementohet nga Qendra ACT for SOCIETY, si pjesë e projektit “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”. Fushata ka në fokus shëndetin mendor, i cili përfshin mungesën e vetëbesimit, depresionin, jo socializimin, mbyllja në vetvete, frustrimin dhe gjithashtu dhunën kibernetike, ngacmim vs bullim, postimin e komenteve ofenduese, postimin e fotove apo video false. Me anë të kësaj fushate promovohen sjelljet prosociale midis adoleshentëve shkolla “Ismail Qemali”, ku dhe po implementohet të jetë një ambient mbështetës për të rinjtë.

Lancimi i fushatës ka nisur me vendosjen e posterave në çdo klasë tek nxënësit e viteve të para në gjimnazin “Ismail Qemali” si dhe gjithashtu në ambientet e brendshme dhe të jashtme të gjimnazit. Posteri përmbante 6 emoji ( Okej, I mërzitur, Super, Në ankth, I frikësuar, Me nerva) në formën e stikerave në mënyrë që të rinjtë e çdo klase të mund të zgjidhnin çdo ditë nga një emocion në varësi të gjendjes së tyre shpirtërore. Fushata A Je Okej? Do të vazhdojë me zgjedhjen e një shoku “Super Okay” që do të përzgjidhet nga vet të rinjtë. Nise edhe ti bisedën me njerëzit rreth teje, me një pyetje të thjeshtë: A je Okej?/ JoTabu.al

Leave a Reply