A duhet ta depiloni bikinin apo jo?
Kjo është një pyetje të cilës pjesa më e madhe e femrave do t’i përgjigjeshin PO. Të mos depilosh zonën intime shihet si diçka e pakonceptueshme dhe jo higjienike nga vajzat të cilat depilohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt. Kjo është shumë e gabuar, pasi vagina ka aftësi ta pastrojë vetë veten e saj, prandaj nuk është e nevojshme të kryeni pastrime dhe larje të shpeshta rutinë. Këshilla që japin ekspertët për të gjitha femrat është që mos ta depilojnë zonën intime, pasi qimet ndodhen aty për një arsye, për të mbrojtur.
Qimet mbrojnë vaginën nga infeksionet që shkaktohen nga faktorët e jashtëm, prandaj në momentin kur ju depiloni pjesët intime, e ekspozoni vaginën më tepër ndaj këtyre faktorëve. Gjithashtu duhet të dini që qimet që ndodhen në zonën intime kanë edhe funksionin e ruajtjes së temperaturës. Temperatura është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e faunës vaginale.
Nëse deri dje i keni hequr qimet për arsye higjienike, keni vepruar gabim, sepse qimet ju mbrojnë nga infeksionet e ndryshme dhe ju ndihmojnë të lubrifikoheni më shpejt përpara aktit seksual.
Leave a Reply