Rritja e sekretimit vaginal, shkaqet
Lëng pa ngjyrë ose i bardhë nga vagina. Kjo është normale. Lëngu e mbron vaginën që të mos thahet. Ai e mbron gjithashtu nga infeksionet.
Kontrollo nëse sekretimi vaginal është normal
Nuk është asgjë për t’u shqetësuar nëse sekretimi vaginal:
- Nuk ka aromë të rëndë ose të keqe
- Është pa ngjyrë ose në ngjyrë të bardhë
- Është si mukus
- Është i rrëshqitshëm
Mund të keni sereksione vaginale në çdo moshë. Sasia e tyre varion. Gratë kanë më shumë rrjedhje të bardha gjatë ditëve pjellore të ciklit dhe gjatë shtatzënisë.
Kur mund të jetë shenjë e një infeksioni
Nëse sekrecionet ndryshojnë në aromë, ngjyrë ose formë, mund të jenë shenjë e ndonjë infeksioni.
| Rrjedhje vaginale | Shkaku i mundshëm |
| Erë të rëndë (si peshk) | Vaginoza bakteriale |
| Sekrecione të trasha, të bardha, me pamje si gjizë | infeksion mykotik |
| Sekrecione në ngjyrë jeshile ose të verdhë, si shkumë | Trikomoniaza |
| Dhimbje në pjesën pelvike ose gjakderdhje | klamidia or gonorreja |
| Me herpes ose puçrra | herpes gjenital |
Vizitohuni te një mjek gjinekolog nëse:
- Rrjedhja vaginale ndryshon ngjyrë, aromë ose formë
- Keni më shumë sekrecione se zakonisht
- Keni kruajtje ose acarim të lëkurës
- Keni gjakderdhje pas aktit seksual
- Keni dhimbje kur urinoni
- Keni dhimbje në pjesën mes barkut dhe kofshëve (dhimbje pelvike)
Për të parandaluar irritimin, zhvillimin e puçrrave ose tharjen e vaginës:
Duhet
- Të laheni me kujdes
- Të përdorni ujë dhe sapun
Nuk duhet:
- Të përdorni deodorant, parfume ose letra të tjera higjienike aromatike
- Të përdorni dushin vaginal
Burimi: NHS / JoTabu.al

Leave a Reply