Përzgjidhet logo e Cens-it të Popullsisë dhe Banesave 2020
Tomas Kuka, student i vitit të tretë për Komunikim & Dizajn, është shpallur fitues i konkursit të logos së Cens 2020. Ky konkurs u zhvillua nga Instituti i Statistikave në bashkëpunim me UNFPA Shqipëri.
INSTAT organizoi më 3 maj aktivitetin për ndarjen e çmimeve për fituesit e konkursit.
Të pranishëm në eventin e ndarjes së çmimeve ishin Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Znj. Delina Ibrahimaj dhe Z. Brian Williams Koordinator i Përhershme i OKB-së në Shqipëri.

Logo fituese është logo që do të shoqërojë të gjithë procesin e Cens-it të Popullsisë dhe Banesave 2020.
- Fituesi i çmimit të parë është Tomas Kuka, Student i vitit të tretë për Komunikim & Dizajn.
- Fituesi i çmimit të dytë është Claudia Imami, Maturante në liceun artistik “Jordan Misja”.
- Fituesi i çmimit të tretë është Kein Katroshi Student i vitit të tretë për Grafikë.




Leave a Reply