Pse është e rrezikshme shtatzënia jashtë mitre?
Dua të pyes një mjek gjinekolog se pse qenka e rrezikshme një shtatzëni jashtë mitre? Lutem, më ktheni një përgjigje.
Përgjigjet mjeku obstetër gjinekolog Elton Peci
Çdo lokalizim jashtë mitrës nuk mund të suportojë zhvillimin e shtatzënisë. Vjen një moment që shtatzënia jashtë mitre rritet deri në atë pikë sa të shkaktojë rupturë të organit ku rritet (përshembull të tubit). Kjo shkakton hemorragji të brendshme e cila po nuk u diagnostikua në kohë shkakton vdekjen e pacientes.

Leave a Reply