Cilat janë llojet më të zakonshme të infeksioneve vaginale dhe shkaqet e tyre?
Infeksionet vaginale mund të jenë të thjeshta, që nuk transmetohen në rrugë seksuale, dhe infeksione që transmetohen seksualisht.
Shkaqet e infeksioneve vaginale janë të ndryshme: numri i shtuar i partnerëve, shkuarja me një partner të pakontrolluar, ndryshimet në gjak të nivelit të sheqerit, ndryshimet hormonale në gjak dhe sigurisht mosmbajtja e normës dhe rregullave të higjienës ashtu siç duhet. Shpeshherë gratë që kanë një infeksion vaginal, drejtohen tek ne dhe pyesin: “Po partneri?” , dhe në fakt kjo bëhet edhe shkak i një konflikti.
Pra, disa infeksione mund të transmetohen edhe në rrugë seksuale, por që kryesisht vijnë si rezultat i ndryshimit të pH të vaginës. Për shembull, një nga këto infeksione është kandidoza ose myku. Në ndryshime të caktuara të ciklit menstrual të ditëve të ovulacionet, para apo pas ditëve të ciklit menstrual, ndryshon edhe pH i vaginës. Në këtë mënyrë në vaginë rriten aktualisht disa lloje kërpudhash që janë kandidalbikans, por në një koncetrim shumë të ulët. Në momentin që ndryshon pH i vaginës, është njësoj si lulet në pranverë, ata fillojnë të marrin një mbirritje dhe lulëzojnë, duke dhënë atë sëmundje që quhet Kandidoza vulvovaginale. Ndërkohë, gratë kryejnë marrëdhënie seksuale dhe ky infeksion i transmetohet edhe bashkëshortit/partnerit. Por, kjo mund të ndodhë edhe pas raporteve seksuale.

Leave a Reply