Eksperienca e prindërve të rinj: Zgjidhja planifikimi familjar
Eksperienca e parë e prindërimit, të shërben që në të ardhmen të jesh më i kujdesshëm. Arieli, 22 vjeç, tani është baba i 2 fëmijëve. Prej vitesh jeton në një fshat të Fierit. Në moshë të re u bë baba i një djali trevjeçar dhe një vajze shtatë muajshe.
Ai dhe partnerja i tij nuk po planifikojnë të bëjnë më fëmijë. Herën e parë që 22 vjeçari shkoi në një klinikë të planifikimit familjar ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç. Fëmijën e parë nuk e kishin paplanifikuar. Por pas këstij rasti çifti u tregua i kujdesshën dhe për fëmijën e dytë kanë menduar gjithçka.
Prindërimi në moshë të re, e bëri Arielin të jetë më i ndërgjegjshëm në planifikimin e familjes në të ardhmen. Në një tregim të shkurtër të historisë së tij për Jo tabu ai shprehet se nuk dëshiron të ketë “një shportë me fëmijë” ose e thënë shqiptarçe, një “skuadër futbolli”. Planifikimi familjar është zgjidhja më e mirë thotë i riu.
Ndërsa e pyesim përse ka bërë këtë zgjedhje, shprehet kështu: Mendoj se të jesh prind nënkuptonin të kesh më pak para dhe më pak jetë sociale. Unë tani jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë që kam dhe se nevojat e fëmijëve të mi duhet të vijnë përpara dëshirave të mia personale ose dëshirave të bashkëshortes.
Pjesë nga biseda:
Sa femijë keni?
Unë kam dy në këtë moment.
Dy?
Po, e dyta ishte e planifikuar. Nuk na erdhi papritur por unë dhe bashkëshortja kishim dëshirë të sjellim në jetë edhe një vajzë.
Ne së pari analizuam nëse mund ta përballojmë edhe një fëmijë tjetër në failje, si nga ana monetare ashtu edhe në përkujdes prindëror. Dhe menduam se mund ta përballojmë. U menduam gjatë dhe thamë që tani ka ardhur koha e duhur. Në të vërtetë gjithçka ka shkuar mirë. Ardhja në jetë e vogëlushes na ka gëzuar pa masë.
Pra, nuk doni të keni dhe një fëmijë të tretë?
Jo, nuk dua më fëmijë. I kam dy, nga secila gjini. Këtë gjë kam dashur gjithmonë, dhe jam shumë i lumtur. Mendoj se të jesh prind nënkuptonin të kesh më pak para dhe më pak jetë sociale. Unë tani jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë që kam dhe se nevojat e fëmijëve të mi duhet të vijnë përpara dëshirave të mia personale ose dëshirave të bashkëshortes.

Leave a Reply