Pyet specialistin: Ndihem e fryrë poshtë në mitër dhe kam kruajtje…
Përshëndetje! Ndihem e fryrë poshtë në mitër dhe kam pak kruajtje. Është ndonjë gjë e keqe?
Për sa i përket pjesës që keni kruajtje, mund të flasim për praninë e vaginozës bakteriale ose infeksioneve fungale. Këto ndodhin si pasojë e çrregullimeve të florës vaginale, ku edhe rritet përqindja e baktereve. Mund të paraqitet edhe si rezultat i marrjes së antibiotikëve, marrëdhënieve seksuale, stresi apo dieta, ku përveç kruajtjes, është i zakonshëm edhe sekrecioni i bardhë dhe i trashë.
Ndërsa, për fryrjen që ndieni në mitër, kjo mund të tregojë praninë e kisteve ovariane, të cilat mund të formohen si shkak i grumbullimit të vezëve të vogla nga rritja e nivelit të hormoneve. Megjithatë, për të dhënë diagnozën e saktë, duhet të bëni një kontroll te mjeku gjinekolog. Ai do të përcaktojë arsyen përse keni fryrje dhe kruajtje./JoTabu.al

Leave a Reply