69.Jam pse keni dhimbje pasi humbët virgjërinë?
Është normale që në marrëdhënien e parë një vajzë të ketë dhimbje dhe gjakrrjedhje. Kur një grua eksitohet seksualisht, enët e gjakut në pelvik zgjerohen dhe në këtë mënyrë më shumë gjak mbërrin në organet gjenitale. Pas kësaj nga gjëndrat e vaginës lirohet lëng i cili shërben si lubrifikant gjatë marrëdhënies seksuale. Sa më shumë që rritet stimulimi seksual, aq më tepër rritet tensioni i trupit dhe qarkullimi i gjakut në pelvik. Stimulimi mund të bëhet qoftë përmes presionit të drejtpërdrejtë në klitoris apo në muret e vaginës dhe të qafës së mitrës. Kur tensioni lirohet, atëherë shfaqen tkurrjet ritmike të mitrës dhe të vaginës – kjo është orgazmi.
Gjatë këtyre tkurrjeve gjaku largohet nga organet gjenitale dhe shkon në qarkullimin e përgjithshëm të gjakut. Është normale që orgazma të ketë intensitet dhe kohëzgjatje të ndryshme, si dhe që numri i tkurrjeve mund të jetë i ndryshëm. Ky ndryshim dallon nga një grua në tjetrën, por edhe tek e njëjta grua në përvoja të ndryshme seksuale. Gratë në moshë të mesme e kanë më të lehtë që të përjetojnë orgazëm, krahasuar me adoleshentet të cilat kanë më pak përvojë seksuale. Çrregullimi i përjetimit të orgazmës më shpesh ka origjinë psikologjike. Ky problem më shpesh shkaktohet nga kohëzgjatja joadekuate e paralojës, mosstimulimi adekuat seksual dhe komunikimi joadekuat midis partnerëve.
Burimi: Ass. dr. Memli Morina, mr. sci gjinekolog – obstetër

Leave a Reply