56.Lufta kundër kancerit të mitrës në Shqipëri?
Shqipëria nuk ka ende një program kombëtar të qëndrueshëm të depistimit për të luftuar rastet në rritje të kancerit të qafës së mitrës. Metodat aktuale të depistimit, të tilla si Paptesti, nuk janë të disponueshme në të gjithë vendin, por vetëm në disa rrethe të mëdha; VIA nuk aplikohet megjithëse një metodë me kosto minimale dhe e shpejtë në rezultate. Ndërsa trajtimi për kancerin kryhet vetëm në Tiranë. Së fundmi ka përfunduar hartimi i udhërrëfyesit dhe i protokolleve për mënyrën se si duhet punuar për kontrollin dhe parandalimin e kancerit të qafës së mitrës në shërbimet e kujdesit parësor.
Në janar të vitit 2016, Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin ka nisur zbatimin e një projekti të ri, të emërtuar “Parandalimi dhe kontrolli i kancerit të qafës së mitrës në Shqipëri”, mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Planifikimit Familjar (IPPF), me qëllim që të kontribuojë në parandalimin dhe kontrollin e kancerit të qafës së mitrës te gratë e moshës 30-49-vjeçare. Ky projekt do të zbatohet deri në vitin 2017 në Tiranë dhe në Vlorë.
Burimi: ACPD-Qendra për Popullsinë dhe Zhvillimin

Leave a Reply