51.Përse duhet të keni frikë nga kanceri i qafës së mitrës?
Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje, e cila mund të jetë mjaft serioze. Ai është një vrasës i heshtur. Të dhënat e disponueshme (Insitutit i Shëndetit Publik) tregojnë se shkalla e përhapjes së kancerit të qafës së mitrës në Shqipëri po rritet dhe ≥75% e rasteve janë diagnostikuar në fazat e vona (III & IV), kur trajtimi është shumë më i shtrenjtë dhe më pak i suksesshëm. Çdo vit, 93 gra diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës dhe 35 vdesin nga kjo sëmundje.
Kanceri i qafës së mitrës renditet i 8-ti ndër kanceret më të shpeshta te gratë dhe i 3-i ndër kanceret më të shpeshta te gratë e moshës 15-44-vjeçare. Kanceri i qafës së mitrës renditet i 12-i ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve te gratë në Shqipëri dhe i gjashti ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve te gratë e moshës 15-44-vjeçare. Kjo ndodh kryesisht për arsye të mungesës së depistimit të hershëm, mungesës së ndërgjegjësimit të grave rreth sëmundjes, si dhe stigmës që lidhet me kancerin e qafës së mitrës.
Burimi: ACPD-Qendra për Popullsinë dhe Zhvillimin

Leave a Reply