52.Kush rrezikohet nga kanceri?
Çdo grua është e rrezikuar. Disa gra shfaqin shenja të dukshme të lythave gjenitalë, ose kanë ndryshime parakanceroze në cerviks. Megjithatë, arritjet shkencore ofrojnë mënyra për ta parandaluar infeksionin HPV përmes vaksinimit dhe për të kapur e trajtuar lezionet/dëmtimet parakanceroze pasi ka ndodhur infeksioni. Kanceri i qafës së mitrës prek më së shumti një grua, e cila:
- Pas menstruacioneve të para i ka filluar herët marrëdhëniet seksuale;
- Ka ose ka pasur shumë partnerë seksualë;
- Ka qenë ose është e ekspozuar ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme;
- Ka qenë ose është duhanpirëse;
- Ka imunitet apo rezistencë të ulët ndaj sëmundjeve.
Burimi: ACPD-Qendra për Popullsinë dhe Zhvillimin

Leave a Reply