35.Pasojat tronditëse të shtatzanisë tek vajzat?
Shtatzania tek vajzat mund të sjellë pasoja shkatërruese shëndetësore për vajzat. Shumë adoleshente nuk janë ende fizikisht të gatshme për shtatzani ose lindje prandaj janë më të ekspozuara ndaj ndërlikimeve. Përveç kësaj, adoleshentet që mbeten shtatzanë kanë tendencë të jenë nga familje me të ardhura të ulëta, dhe shumë prej tyre kanë imunitet të dobët dhe probleme për shkak të kequshqyerjes, një rrezik për shtatzaninë dhe lindjen e fëmijës.Dhjetëra mijë adoleshente vdesin çdo vit nga shkaqet që lidhen me shtatzëninë dhe lindjen e fëmijës.
Në fakt, këto janë shkaku kryesor i vdekjeve të vajzave adoleshente, të moshave 15-19, në nivel global. Problemet shëndetësore janë edhe më të mundshme nëse një vajzë mbetet shtatzënë shumë shpejt pasi ka arritur pubertetin. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, rreziku i vdekjes së nënës për vajzat nën moshën 15 vjeç është më i lartë se për ato në të njëzetat. Këto vajza gjithashtu përballen me rreziqe shëndetësore të tilla si fistula obstetrike, po ashtu dhe foshnjat e tyre përballen me rreziqe të mëdha.
Burimi: UNFPA

Leave a Reply