Përse femrat kanë frikë të humbasin virgjërinë
Frika nga dhimbja
Nuk ka asnjë dyshim që akti i parë seksual është i dhimbshëm për një femër, sepse çahet himeni. Disa femra ndiejnë një dhimbje më të madhe, ndërkohë që të tjera ndiejnë një dhimbje me një intensitet më të vogël – por të gjitha kanë frikë përpara se të bëjnë seks për herë të parë, për shkak se dhimbja fizike nuk mund të evitohet.
Femrat e reja, të cilat kanë një frikë më të fortë lidhur me këtë gjë, mund të kenë probleme të rënda me partnerët e tyre, sepse japin njëmijë shkaqe për të shtyrë momentin e duhur për seks, duke evituar në këtë mënyrë penetrimin.
Psikologët shprehen: “Frika nga dhimbja ndalon femrën të marrë vendime për çfarë i përket lidhjes seksuale, duke e shtyrë atë për një kohë të palimituar. E pranon verbalisht, por kur partneri bën avance, ajo bëhet kapriçoze, e pa vendosur dhe negative”.
Frika ul edhe fortësinë e penisit gjatë ereksionit.
Në rastin kur akti i parë seksual është shtyrë për një kohë të gjatë, pavarësisht se e reja është mjaftueshëm e pjekur të bëjë seks, ndodhet në një marrëdhënie serioze dhe është në moshë madhore, kjo gjë mund të provokojë probleme serioze.
Frika e tepërt mund të provokojë dhimbje edhe më të mëdha sesa zakonisht atëherë kur një femër humb virgjërinë, sepse ajo është shumë e sigurt se nuk mund të evitojë këtë ndjenjë negative. Frika dhe dhimbja përpara përpjekjes së penetrimit të vaginës frikëson gjithashtu edhe partnerin, i cili mund të ketë vështirësi në mbajtjen e ereksionit. Frika e fortë mund të provokojë edhe vaginizëm, më saktë kontraktimin e muskulaturës përreth vaginës atëherë kur penisi prek zonën.

Leave a Reply