17.Sa dinë të rinjtë në Shqipëri mbi shëndetin seksual
Shumë studime kanë treguar se akoma ka një mungesë të theksuar të informacionit si dhe keqkuptime lidhur me çështjet e shëndetit seksual e riprodhues prej popullsisë shqiptare dhe sidomos të asaj të zonave rurale, të cilat ndikojnë në treguesit jo të mirë lidhur me shëndetin seksual e riprodhues. Megjithëse numri i lindjeve vazhdon të pësojë ulje të ndjeshme, Shqipëria vazhdon të ketë nivel të lartë lindshmërie në Evropë dhe niveli i përdorimit të metodave kontraceptive moderne është nga më të ulëtat në rajon.
Përdorimi i metodave kontraceptive moderne është vetëm 8%. Gratë në Shqipëri vazhdojnë të kenë njohuri të pakta për vlerën e kontraceptivëve. Ka mjaft shtatzani të padëshiruara si dhe një numër të lartë abortesh. Studime të ndryshme kanë treguar se koha kur gratë drejtohen tek personeli i specializuar për ndjekjen e shtatznisë është e vonë, mbas tremujorit të dytë të shtatzanisë, madje dhe në fund të tremujorit të tretë, por ka mjaft nga ato që nuk kanë marrë fare kujdes para lindjes nga ndonjë profesionist shëndetësor (RH Survey, 2002).
Niveli i njohurive lidhur me HIV/AIDS është i lartë, 93% e femrave dhe 94 % e meshkujve shprehen se kanë dëgjuar për HIV/AIDS. Por, nga ana tjetër, rezultatet tregojnë se shumë shqiptarë nuk kanë informacion të saktë për rrugët e transmetimit të virusit HIV (ADHS, 2010). Për të reduktuar riskun e transmetimit të HIV-it parandalimi dhe trajtimi i IST-ve redukton riskun e transmetimit seksual të HIV. Efekti bashkëshoqërues në transmetimin e HIV është më i lartë në sëmundjet ulcerative.
Burimi: ADHS dhe WHO

Leave a Reply