14.Faktorët biologjikë
Zhvillimet anatomike që ndodhin tek femrat nga fëmijëria deri në moshën e rritur i bën ato më të ekspozuara dhe vulnerabël ndaj IST (Panchaud 2000, CDC 2012a). Mosha mesatare e fillimit të kryerjes së mardhënieve seksuale është ulur gjatë 30 viteve të fundit, duke rritur rrezikun për infeksione tek adoleshentët femra (Godeau et al. 2008). Duke marrë parasysh të dhënat nga shtetet e ndryshme europiane, femrat kryejnë 14 marrëdhënie para moshës 16 vjeç (BzgA, 2010). Rezultatet më të fundit të marra nga International Health Behaviour për sjelljet e adoleshentëve në shkolla nga viti 2009 në 2010 konfirmohet ky konstatim (Currie et al. 2012). Mesatarisht 1 në 4 meshkuj të moshës 15-vjeçare që kishin marrë pjesë në studimi kishin kryer marrëdhënie seksuale dhe kishin një prevalencë të lartë në krahasim me femrat 29% kundrejt 23%.
Burimi: Ana Subashi

Leave a Reply