8. Periudhat e shëndetit riprodhues
“Shëndeti riprodhues” nënkupton mirëqenien e përgjithshme fizike, mendore, në 4 tërësi, me mungesën e sëmundjeve e paaftësive problematike, si dhe çdo kushtëzim tjetër bazë që i nevojitet sistemit të riprodhimit për funksionet, proceset si dhe aftësinë e një jete seksuale të kënaqshme e të sigurt (KNPZH, 1994). Komponentët e shëndetit riprodhues përfshijnë: shëndetin e adoleshentit, planifikimin familjar, shëndetin e nënës, shëndetin e fëmijës, shëndetin seksual, infeksionet seksualisht të transmetueshme dhe HIV/AIDS, kontrollin e tumorreve të traktit gjenital dhe të gjirit, kujdesin për shëndetin postriprodhues-menopauza/ andropauza.
Shëndeti riprodhues ndahet në tre periudha:
1. Periudha e shëndetit para riprodhues, e cila përfshin periudhën e adoleshencës.
2. Periudha e shëndetit riprodhues, e cila përfshin: a. Periudhën amëtare: paralindjen, lindjen, paslindjen, lehoninë dhe kohën e ushqyerjes me gji. b. Periudhën ndërmjet lindjeve.
3. Periudha pas riprodhuese, e cila përfshin periudhën e menopauzës dhe andropauzës (UNFPA, 2001).
Burimi: Ana Subashi

Leave a Reply