Disa këshilla për një vjeshtë dhe dimër pa viruse
Mesazhet e parandalimit për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj nga infeksionet respiratore të dimrit janë të njohura. Por ato nuk zbatohen gjithmonë.
Vaksinimi sezonal i gripit mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar sëmundjet dhe për të mbrojtur ata rreth jush. Megjithatë, njerëzit, duhet të vazhdojnë të zbatojnë praktikat e higjienës për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga sëmundjet e tjera.
Njerëzit, edhe nëse janë të vaksinuar kundër gripit, duhet të vazhdojnë të zbatojnë praktikat e higjienës për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga sëmundjet e tjera.
Vaksinimi sezonal i gripit mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar sëmundjet dhe për të mbrojtur ata rreth jush. Megjithatë, ky vaksinim nuk mbron nga të gjitha sëmundjet dhe një gjest i vetëm nuk mjafton.
Vetëm respektimi i të gjithë gjesteve të parandalimit bën të mundur mbrojtjen nga të gjitha viruset e dimrit.
Janë 7 gjeste parandaluese për tu mbrojtur kundër viruseve të dimrit:
- Gjesti 1: Lani duart;
- Gjesti 2: Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini;
- Gjesti 3: Pastroni hundën me një shami ose kartëpicetë njëpërdorimshme;
- Gjesti 4: Mos e prekni fytyrën, sidomos hundën dhe gojën.
Kur jemi të sëmurë:
- Gjesti 5: Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen, kontaktoni mjekun nëse është e nevojshme;
- Gjesti 6: Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve);
- Gjesti 7: Vini një maskë, veçanërisht kur jeni në kontakt me njerëz të rrezikuar;
Këto 7 gjeste parandaluese krijojnë mburojën tonë të mbrojtjes kundër viruseve të dimrit. Duhet të respektohen disa veprime plotësuese:
- Ruajtja e temperaturës së brendshme të banesës në 19 ° C, veçanërisht në dhomat e gjumit;
- Ajrimi i banesës të paktën 10 minuta në ditë, dimër ose verë.

Leave a Reply