Më janë zhvilluar mikro kiste në vezore, si mund të trajtohen?
Pershendetje doktoresha sot bera nje eko dhe kisha mikro kiste ne vezore por edhe vezoret me thane qe i kam te vogla dhe te pazhvilluara ciklin menstrual e kam te crregullt periodat me vin dmth dy here ne muaj cdo 14 dite. Cfare trajnimi duhet te marr une dhe a do kem me vone probleme ne shtatzeni? Jam 20 vjece.
Përgjigjet mjeku gjinekolog Rezart Ajazi
Një 20-vjecare me crregullime të vezoreve nuk mund të merret trajtimi në distancë. Është subjekt për tu vlerësuar deri në detaj, trajtimi del nga konkulzioni i bërë nga vizita me mjekun gjenikolog. Gjithashtu edhe ekzaminimet hormonale nuk mund të trajtohen pa u plotësuar diagnoza mirë, për të përjashtuar ate që quhet varg policistik por që në fakt i zmadhon vezoret. Nuk mund të trajtohet pa u plotësuar mirë diagnoza dhe me trajtim hormonal se mund të gabosh.

Leave a Reply