Manastirliu paralajmëron masa të reja për festat e fundvitit
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu paralajmëroi masa të reja për frenimin e koronavirusit në vendin tonë.
“Rekomandimet dhe të gjitha masat e mëtejshme që ne do marrim do bëhen me dije për të gjithë qytetarët sa i përket strategjisë qoftë dhe për festat e fundvitit, kufizimi i kontakteve është shumë i rëndësishëm, le të festojmë në familje këtë vit”, pohoi ministrja.
Në prag të festive të fundvitit Manastirliu u ka apel qyetarëve të shmangin grumbullimet dhe të festojë brenda familjes tyre të vogël, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.
“Është shumë e rëndësishme tashmë që vijnë edhe festat e fundvitit, të jemi të gjithë sa më shumë vigjilentë dhe të impenjuar për të ruajtur masat e distancimit social, vendosjen e maskës, ruajtja e higjienës”, apeloi Manastirliu.

Leave a Reply