Katër fëmijë të shtruar me Covid te QSUT, një foshnje 16-muajshe në reanimacion
Koronavirusi prej disa muajsh tani më ka pushtuar botën, por ajo që i qetësonte më shumë qytetarët ishte se fëmijët ishin më pak të rrezikuar.
Edhe pse fëmijët janë më pak të rrezikuar nga Covid-19, në Pediatrinë e QSUT-së ndodhen 4 të fëmijë të shtruar, të prekur nga koronavirusi.
Ndër katër fëmijët e prekur është edhe një foshnje 16 muajshe, e cila është e shtruar në repartin e reanimacionit, në gjendje më të rëndë për jetën, raporton ‘fax web’.
Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 646 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 29.837.

Leave a Reply