Ngacmimet seksuale, Kodi i Punës e dënon me burg: Sa vite rrezikojnë ngacmuesit (Rastet)
Ngacmimet seksuale përfshijnë çdo sjellje seksuale të padëshiruar, ku futen prekjet ose edhe komentet me natyrë seksuale.
Çdo ditë e më shumë kemi dëgjuar për ngacmime seksuale, që ndodhin kudo, në rrugë, në punë dhe në ambiente të tjera.
Mirëpo ndalemi te ato në punë. Kodi i Punës i ndalon ngacmimet seksuale në vendin e punës.
Punëdhënësi ndalohet të kryejë çdo veprim që përbën shqetësim seksual për punëmarrësit dhe nuk lejon kryerjen e veprimeve të tilla nga punëmarrësit e tjerë.
Punëdhënësi merr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit mendor dhe fizik të punonjësve; si dhe të parandalojë ngacmimin moral të kryer prej tij dhe nga punonjësit e tjerë, si dhe afishon dispozitat mbi ngacmimin moral dhe seksual dhe sanksionet përkatëse, sipas Kodit të Punës.
Punëdhënësi ndalohet të ngacmojë punëmarrësit me veprime, të cilat kanë për qëllim ose sjellin si pasojë degradimin e kushteve të punës, në një shkallë të tillë që mund të çojë në cenimin e të drejtave dhe dinjitetit tëpersonit, në dëmtimin e shëndetit të tij fizik ose mendor ose në dëmtimin e të ardhmes së tij profesionale.
Çdo person, i cili identifikon ose merr informacion nga ndonjë punëmarrës që mund të ketë pasur cenim të të drejtave të tij/saj, e cila nuk mund të justifikohet me përshkrimin e punës ose realizimin e objektivave të caktuar, duhet të sinjalizojë menjëherë punëdhënësin ose strukturat përkatëse, kur personi ndaj të cilit adresohet cenimi, është vetë punëmarrësi.
Por cilat janë ngacmimet seksuale?
Këtu futet çdo formë e padëshiruar sjelljeje, e shprehur me fjalë ose veprime fizike e simbolike, me natyrë seksuale, e cila ka për qëllim ose sjell si pasojë cenimin e dinjitetit personal, në mënyrë të veçantë kur krijon një mjedis kërcënues, armiqësor, poshtërues, përçmues ose fyes.
Mirëpo, ndonjëherë kufiri mes talljeve, flirtimit dhe ngacmimeve seksuale mund të jetë i mjegullt.
Sa vite burg rrezikon në rast ngacmimi seksual?
Sipas Kodit Penal, ngacmimi seksual përbën një vepër penale dhe denohent me burgim.
Këtu bëhet fjalë nga një deri në pesë vite burg. Kur ky veprim kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave, më shumë se njëherë, ose kundër fëmijëve, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vite

Leave a Reply