77.IST kërcënim në Shqipëri
Megjithëse është vënë re një variacion i madh në numrin e rasteve të shtatzanive të adoleshentëve ndërmjet vendeve të ndryshme, ky është një problem që haset më shpesh në vendet më të zhvilluara. Infeksionet seksualisht të trasmetueshme janë një kërcënim i rendësishëm për shëndetin seksual dhe si pasojë për shëndetin riprodhues. Para fillimit të viteve 90-të Shqipëria ishte një vend krejtësisht i mbyllur, me pak lëvizje të brendshme të popullsisë dhe aq me pak lëvizje jashtë vendit.
Para 1990 infeksionet seksualisht të trasmetueshme mund të konsideroheshin të çrrënjosura dhe nuk kishte raste të raportuara të HIV, apo të Sifilizit deri në 1993. IST- rrisin barrën e sëmundshmërisë e vdekshmërisë nëpërmjet impaktit direkt në cilësinë e jetës, në shëndetin riprodhues të meshkujve e femrave, në jetën e fëmjëve si dhe indirekt duke lehtësuar transmetimin e HIV si dhe ndikimit në ekonomitë kombëtare e individuale (World Health Organization, 2007). Në Shqipëri, shëndeti riprodhues dhe seksual i të rinjve është konsideruar si një 38 problem madhor i shëndetit publik. Edukimi mbi shëndetin seksual e riprodhues është një kulturë e munguar dhe vetëm mbas vitit 1992 ka filluar të diskutohet në publik për këto çështje.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Leave a Reply