76.Edukim seksual apo aktivitet seksual?
Fëmijët kanë nevojë t’u flitet dhe për marrëdhëniet midis të rinjve, marrëdhëniet në familje, miqësitë, dashuritë dhe takimet e tyre të para. Nxënësve duhet t’u flitet për shkathtësitë personale, përfshi vlerat, komunikimin, marrjen e vendimeve dhe të drejtat e tyre. Atyre duhet t’u mësojmë lidhur me sjelljen seksuale dhe seksualitetin për gjatë gjithë jetës, për masturbacionin, abstinencën seksuale, për përgjigjen seksuale humane, për shëndetin seksual, përfshi kontracepsionin, abortin, infeksionet që transmetohen me rrugë seksuale, abuzimin seksual dhe për shëndetin riprodhues. Atyre duhet t’u flasim për çështje që lidhen me shoqërinë dhe kulturën, përfshi rolin e gjinisë, seksualitetit, ligjit, diversitetit dhe seksualitetit në media. Atyre duhet t’u flitet për “moralitetin e ri” që tek ne ka filluar të shfaqet fuqishëm në vitet e tranzicionit të çoroditur.
Kjo mund t’u duket si një listë e gjatë e bezdisshme por edukimi seksual përfshin shumë fusha. Ndryshimi i seks-edukimit, nga këto subjekte të tjera është se mesazhet që do të jepni duhet të jenë në vartësi të moshës së nxënësve dhe të jenë të përshtatshme me vendin ku e zhvilloni lëndën e edukimit seksual. Me këtë dua të them se seks-edukimin nuk mund ta zhvilloni njësoj si në Tiranë edhe në një shkollë fshati në veri ose në jugë të vendit dhe nuk mund t’u flisni njësoj fëmijëve të fillores dhe të klasave të larta të gjimnazit. Mësues të tjerë të edukim seksual përqendrohen edhe në kurrikula të tjera, në vartësi me zhvillimit e nxënësve dhe trajtojnë topika specifike, sic është puberteti ose parandalimi i abuzimit seksual.D
isa prindër janë të shqetësuar se mos edukimi seksual mund t’u futë fëmijëve në kokë ide që nuk duhen. E vërteta është: Edukimi seksual nuk rrit aktivitetin seksual. Mësuesit dhe prindërit duhet të monitorojnë nevojat e të rinjve dhe të jenë të kujdesshëm për shenjat që ata mund të shfaqin e tregojnë dhe jo të shqetësohen për sasinë dhe natyrën e informacionit që ata marrin. Disa nxënës mund t’i mbyllin veshët me duar, kur dikush u thotë atyre gjëra për të cilat ata nuk janë gati t”i dëgjojnë. Por nxënës të tjerë, mund të duan më shumë informacion.
Burimi: Dr. Adem Harxhi

Leave a Reply