64.E ardhmja e botës “në duar” të 10 vjeçareve
E ardhmja e botës do të përcaktohet nga fati i vajzave 10-vjeçare. Mosha 10 vjeçare është fillimi i adoleshencës, kur vajzat fillojnë të shohin zgjerimin e mundësive të jetës ose kontraktimin. Teksa këto vajza i afrohen pubertetit, ata mund të fillojnë të ushtrojnë më shumë pavarësi dhe të eksplorojnë interesa të reja. Ose mund ta shikojnë veten gjithnjë e më shumë si shërbëtoret ose si mallra për t’u tregtuar.
Ndonëse djemtë dhe vajzat anembanë botës përballen me sfida të mëdha, diskriminimi gjinor përbën rrezik për vajzat. Rreth moshës 10 vjeç, miliona vajza të reja e gjejnë veten të detyruara të bëjnë punë shtëpiake. Raporti i ri i UNFPA për popullsinë në rang botëror për 2016, tregon se mirëqenia e këtyre vajzave do të ketë një ndikim të vërtetë në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të miratuara unanimisht në Kombet e Bashkuara vitin e kaluar. Këto 17 synime kërkojnë çrrënjosjen e varfërisë, barazinë gjinore, qasjen universale në kujdesin shëndetësor dhe hapat e tjerë thelbësorë për të nxitur zhvillimin. Asnjë prej tyre nuk mund të arrihet pa kuptuar të drejtat dhe potencialin e vajzave kudo në botë.
Kur vajzat janë të fuqizuara, ato kontribuojnë jashtëzakonisht në ekonominë globale, në shëndetin dhe mirëqenien e familjeve të tyre, në bashkësitë dhe vendet e tyre. Nga ana tjetër, “sa herë që potenciali i një vajze nuk realizohet, ne të gjithë humbim”, shprehet Drejtori Ekzekutiv i UNFPA Dr Babatunde Osotimehin.
Burimi: UNFPA
Leave a Reply