62.Shifra alarmante, sa vdesin nga IST dhe HIV në botë
Në mbarë botën, më shumë se një miliard njerëz kanë një IST, dhe çdo vit 1.7 milion vdesin nga këto infeksione. Prezervativi i lateksit, kur përdoret siç duhet dhe në mënyrë konsistente, zvogëlon rrezikun e infektimit nga shumë IST, përfshirë dhe HIV. Sipas Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për HIV / AIDS (UNAIDS), rreth 35 milionë njerëz jetojnë me HIV në mbarë botën që nga 2012. Shumica dërrmuese jetojnë në Afrikën subsahariane, ashtu si 90 përqind e fëmijëve nën 15 vjeç jetojnë me HIV.
Globalisht, 55 për qind e të rriturve që jetojnë me HIV janë gra. Miliona njerëz janë të prekur nga infeksioni HIV dhe AIDS, i cili mbetet shkaku kryesor i vdekjes së grave në moshë riprodhuese dhe adoleshentëve. Rreth 1.5 milion gra që jetojnë me HIV mbesin shtatzënë çdo vit. Trajtimi për të parandaluar transmetimin e HIV-it nga nëna në fëmijë është rritur gjatë dekadës së fundit, por rreth 273,000 foshnja ende infektohen çdo vit gjatë shtatëzanisë dhe lindjes (130,000) ose të ushqyerit me gji (143,000). Me kontracepsionin modern dhe kujdes, infeksionet HIV midis të sapolindurve do të binin nga 130,000 në 9,000.
Burimi: UNFPA

Leave a Reply