60.IST, nga informoheni
Një studim tjetër i titulluar, Njohuri Qëndrime dhe Praktika (NJQP) për Shëndeti Seksual dhe Riprodhues (SHSR) i realizuar me 2072 të rinj të moshës 14-19 vjeç, nëpër shkolla gjatë vitit 2008, zbulon një sërë gjetjesh. 80 për qind e të intervistuarve e identifikojnë AIDS-in si një Infeksion Seksualisht të Transmetueshëm (IST), ndërkohë që infeksionet e tjera seksualisht të transmetueshme janë më pak të njohura. Vetëm 36 për qind e të rinjve pranojnë se informacioni i marrë ka qenë i mjaftueshëm, duke identifikuar si çështje kryesore orët e kufizuara të lëndës, dhe cilësinë e mësimdhënies. Rreth 1/3 e të rinjve kanë marrë informacion për IST-në dhe kontracepsionin nga moshatarët dhe 38 për qind nga mësuesit. 90 për qind identifikojnë ambientin shkollor si një vend të përshtatshëm për të mësuar rreth SHSR-së.

Leave a Reply