58.Informimi mbi shëndetin seksual, statistika në Shqipëri
“Vitet e fundit Shqipëria, ka bërë përparime në fushën e Shëndetit Seksual dhe Riprodhues dhe të Drejtave, por mbetet ende shumë për të bërë në drejtimet kyçe ku rëndësi të dorës së parë merr përfshirja e të rinjve në hartimin e politikave me një qasje drejt barazisë gjinore dhe mbi të gjitha për përcaktimin e buxheteve për të zgjidhur këto prioritete. Së bashku ne mund të sjellim ndryshimin”, thotë drejtoresha e QSHPZH-së, Lida Grabova.
Të rinjtë, thekson studimi i bërë në Shqipëri, nuk janë ende prioritet i shoqërisë, në trajtimin e sfidave aktuale, në veçanti, për çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues. Shqipëria konsiderohet një vend me një popullsi me moshë të re, ku 18 për qind i përkasin moshës 15-24 vjeç, referuar Census-it 2012. Megjithatë, të rinjtë shpesh nuk konsiderohen “si prioritet” në trajtimin e sfidave dhe çështjeve aktuale.
Studimi Demografik Shëndetësor Shqiptar (SDSHSH) periudha 2008-2009 tregon se, vetë 35. 9 për qind e femrave dhe 22 për qind e meshkujve nga mosha 15-24 vjeç, kanë njohuri të plota për HIV/AIDS; prevalenca e HIV tek të rinjtë e moshës 16-24 vjeç është 65. Ndërsa 10 për qind e grave të moshës 20–24 vjeç janë martuar para moshës 18 vjeç. Shkalla e lindjeve tek adoleshentet është 15 për qind (për 1000 vajza të moshës nga 15-19 vjeç).
Burimi: Studimi Demografik Shëndetësor Shqiptar

Leave a Reply