49.Çfarë është kanceri i qafës së mitrës?
Kanceri i qafës së mitrës është një tumor malinj i cili mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit. Cerviksi, i cili ndodhet në pjesën e poshtme të mitrës dhe lidhet me kanalin e lindjes (vaginën), është vendi ku zhvillohet kanceri i qafës së mitrës. Kanceri i qafës së mitrës ndodh kur qelizat normale të cerviksit transformohen në qeliza kanceroze. Zakonisht, kjo shkaktohet nga një infeksion kronik dhe i qëndrueshëm i Virusit të Papilomës Humane (Human Papiloma Virus-HPV), i cili mund të çojë në lezione/dëmtime parakanceroze dhe mund të përparojë në kancer. Te shumica e grave dhe burrave që infektohen me HPV, këto infeksione zhduken vetvetiu.
Një numër i vogël i infeksioneve HPV vazhdojnë të qëndrojnë; te gratë kjo mund të çojë në fazën parakanceroze të qafës së mitrës dhe, nëse nuk trajtohet, mund të përparojë në kancer, 10 deri në 20 vite më vonë. Te gratë e infektuara nga HIV-i, mundësitë që të shfaqin infeksione të vazhdueshme HPV në një moshë më të re dhe, për rrjedhojë, kanceri të zhvillohet më shpejt, janë më të mëdha se te pjesa tjetër e grave. Në këtë situatë ekziston mundësia që lezionet e kancerit të qafës së mitrës të depistohen, të ekzaminohen dhe të trajtohen që në krye të herës, përpara se kjo të çojë në kancer.
Burimi: ACPD-Qendra për Popullsinë dhe Zhvillimin
Leave a Reply