48.Pse disa adoleshentë presin?
Disa adoleshentë presin, sepse mendojnë gjatë çfarë do të thotë të humbasin virgjërinë dhe të fillojnë një marrëdhënie seksuale. Për këta adoleshentë, ka shumë arsye për të qenë të matur. Disa nuk duan të kenë probleme me shtatzëninë e paplanifikuar dhe pasojat e saj. Të tjerë e shohin maturinë si një mënyrë për të mbrojtur veten plotësisht nga sëmundjet seksuale ngjitëse. Disa sëmundje seksuale ngjitëse mund të sjellin dhe vdekje, ndaj shumë adoleshentë e marrin këtë seriozisht.
Disa adoleshentë të tjerë nuk kanë aktivitet seksual sepse feja e ndalon diçka të tillë dhe ata kanë besim të fortë. Një arsye tjetër është sepse nuk janë të gatshëm emocionalisht dhe duan të presin derisa të jenë të sigurtë në veprimet që bëjnë.
Kur bëhet fjalë për seksin, ka dy gjëra shumë të rëndësishme për t’u kujtuar: 1) që në fund të fundit jeni personi përgjegjës për lumturinë tuaj dhe trupin tuaj. Së dyti keni shumë kohë për të pritur derisa të jeni tërësisht i sigurt.Të jesh e virgjër tregon se je përgjegjës dhe mjaft i vendosur për të marrë vendimet e tua në lidhje me mendjen dhe trupin tënd.
Nëse e ndjeni veten të hutuar për vendimet që kanë të bëjnë me seksin, mund të flisni me një të rritur (si një prind, mjek, vëlla më i madh, hallë apo xhaxhai) për këshilla. Mbi të gjitha kujtoni që opinioni i secilit rreth seksit është i ndryshëm. Edhe pse një person tjetër mund t’iu japë këshilla të dobishme, në fund vendimi varet nga ju.
D’Arcy Lyness, PhD

Leave a Reply