42.Mosha mesatare e herës së parë seksuale në Shqipëri
Të rinjtë adoleshentë shqiptarë po hyjnë në marrëdhënie seksuale në një moshë që po vjen gjithnjë duke u ulur: 29 për qind e të rinjve kanë kryer marrëdhënie seksuale, me një moshë mesatare 15.2 vjeç, me hasje më të shpeshtë në grup moshën 16 vjeç (27.6 për qind), ndërkohë që vetëm 23 për qind e tyre kanë përdorur prezervativ.
Një kampion përfaqësues prej 2172 të rinjsh në të gjithë vendin ishte baza e një pyetësori që një grup mjekësh bënë për qëllime studimore mbi vlerësimin e sjelljeve seksuale tek adoleshentët shqiptarë.
Adoleshentët zakonisht fillojnë të bëhen seksualisht aktivë dhe fillimi i hershëm i aktivitetit seksual, rrit riskun për infeksione seksualisht të transmetueshme (IST) dhe për shtatzëni të padëshiruara, thonë studiuesit Lumturi Mërkuri, Arjan Harxhi, Irida Agolli, Anisa Subashi, Elsona Agolli.

Leave a Reply