41.Edukimi seksual
Edukimi gjithëpërfshirës seksual është një qasje e bazuar në të drejta e një gjinie ndaj edukimit seksual, qoftë në shkollë ose jashtë shkollës. Mësohet për disa vite, duke siguruar informacione të përshtatshme për moshën dhe në përputhje me kapacitetet e të rinjve. Edukimi përfshin informacione të sakta shkencore rreth zhvillimit njerëzor, anatomisë e shëndetit riprodhues, dhe informacion mbi kontracepsionin, lindjen dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme, duke përfshirë HIV. Kjo qasje shkon përtej informacionit, ndihmon të rinjtë te eksplorojnë e të ushqehen me vlera pozitive në lidhje me shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues.
Kjo mënyrë edukimi përfshin diskutime rreth jetës familjare, marrëdhëniet, kulturën dhe rolet gjinore. Po ashtu trajton të drejtat e njeriut, barazinë gjinore e kërcënimet si diskriminimi dhe abuzimi seksual. Të mbledhura së bashku, këto programe i ndihmojnë të rinjtë të zhvillojnë vetëvlerësim dhe aftësi jetësore, inkurajojnë të menduarit kritik, komunikimin e qartë, vendimmarrjen e përgjegjshme dhe sjelljen respektuese. Kjo mënyrë edukimi, mund të klasifikohet ndryshe si “aftësi e jetës” ose “jeta familjare”…
Burimi: UNFPA
Leave a Reply