24.Pse djersitem aq shumë?
Është krejt normale të djersiteni. Djersitja luan një rol të rëndësishëm shëndetësor sepse ndihmon në ruajtjen e temperaturës së trupit. Kur ne jemi të nxehtë dhe me djersë, lagështia avullohet dhe na ftoh pak. Por ne nuk djersitemi vetëm kur jemi të nxehtë. Është gjithashtu normale që njerëzit të djersisin kur janë nervozë sepse emocionet mund të ndikojnë në gjëndrat e djersës.
Djersitja është një pjesë e pubertetit. Kur trupat tanë fillojnë të ndryshojnë, rreth 3 milionë gjëndra djerse bëhen më aktive. Kjo është veçanërisht e vërtetë për gjëndrat nën sqetull, në organet gjenitale, në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve. Kur djersa bie në kontakt me bakteret në lëkurë, ajo mund të prodhojë një erë e cila mund të jetë më e rëndë tek disa njerëz sesa të tjerë.
Burimi: Steven Dowshen, MD

Leave a Reply