Vuaj nga gonorrea. Çfarë mund të marr në farmaci?
Përshëndetje! Kam kuptuar se vuaj nga gonorrea, sepse kam djegie kur urinoj dhe sekrecione në mëngjes. Kam 6 javë që vuaj nga kjo sëmundje. Çfarë ilaçesh mund të marr në farmaci?
Përgjigjet Zylfie Hoxha, mjeke gjinekologe pranë Qendrës Shëndetësore Nr.1, Tiranë.
Gonorrea është infeksion bakterial seksualisht i transmetueshëm. Djegiet gjatë urinimit dhe sasia e shtuar e sekrecioneve janë shenjat klasike të sëmundjes.
Duhet urgjentisht të bëni një analizë sekrecionesh dhe të merrni trajtim sa më shpejt të jetë e mundur, sepse infeksioni mund të japë komplikacione të rënda nëse mbetet i patrajtuar. Nëse analiza rezulton pozitive, duhet patjetër që të mjekohen të dy partnerët, pasi është infeksion seksualisht i transmetueshëm./ JoTabu.al

Leave a Reply