Tamponët, çfarë duhet të dimë rreth tyre
Ajo çka dimë për tamponët është shumë pak, edhe pse përdorimi i tyre është rritur, së bashku me paragjykimet. Tamponët përdoren kur jemi në ato ditë, duke u futur në vaginë. Ata gjenden në madhësi të ndryshme, të vogla dhe të mëdha. Çdo paketim tamponi shoqërohet me udhëzuesin, duke ju treguar gjithë procesin si vendosen. Por ajo që shumë pak e dinë është rreziku ndaj sindromës së shokut toksik. Sipas studimeve dhe raporteve të ndryshme mjekësore, janë të shumta rastet kur femrat harrojnë të heqin tamponin. Tamponi nuk duhet të qëndrojë në trup më shumë se tetë orë, madje duhet ndërruar çdo 4 orë. Në këtë mënyrë, pa e ditur femrat janë duke dëmtuar veten.
Sindromi i shokut toksik është një gjendje e rrallë të cilën e shkakton tamponi, ku në disa raste mund të rezultojë edhe vdekjeprurëse. Shenjat janë:
– fyt i thatë
– temperaturë e lartë gjatë kohës së mbajtjes së tamponëve
-mbajtja shumë e gjatë e gjakut në vaginë mund të shkaktojë infeksione kërpudhore/ JoTabu.al

Leave a Reply