Navigation

Hiv

PPE

PPE (profilaksia pas ekspozimit) është një trajtim me ilaçe për virusin HIV pas kontaktit seksual pa mbrojtje dhe në rast dyshimi të arsyetuar për një infektim potencial. Trajtimi zvogëlon rrezikun e një infeksioni me virusin HIV. Trajtimi duhet të fillojë brenda 3 ditëve nga kontakti i rrezikshëm.

Read More

Ngarkesa virale

Sasia e virusit HIV në gjak. Nëse ngarkesa virale është e lartë, virusi HIV mund të transmetohet më lehtë te të tjerët. Ilaçet e ulin ngarkesën virale, por virusi nuk zhduket asnjëherë krejtësisht.

Read More

HIV

Një virus (virusi i pamjaftueshmërisë imunitare njerëzore) që ndikon në sistemin imunitar natyror. Kur dikush me HIV nuk merr ilaçe, infeksioni rëndohet dhe mund të zhvillohet në SIDA. HIV nuk mund të kurohet, por ilaçet për virusin HIV mund ta mbajnë këtë virus nën kontroll. HIV është një infeksion seksualisht i transmetueshëm (IST). Një prezervativ mbron nga infeksionime HIV.

Read More
Back to top