Si të mbajmë larg Covid-19 në shkollë? Ministria e Shëndetësisë jep disa këshilla
Kanë mbetur edhe 2 javë nga nisja e vitit të ri shkollor. Ndryshe nga herët e tjera, ky vit duket ndryshe, për shkak të pandemisë që ka pushtuar botën. Të ndodhur në këto kushte, shumë shtete kanë shtyrë datat për rinisjen e vitit të ri dhe shumë të tjera kanë vendosur të nisin mësimin. E tillë është edhe Shqipëria, e cila nën masat anti-Covid hap dyert e shkollave në 14 shtator.
Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar disa këshilla se si mund të mbahet larg Covid-19 gjatë kohës që nxënësit do të jenë në ambientet e shkollave. Si fillim MSH këshillon që të ruhet distancimi fizik, të lahen dhe dezinfektohen duart, të mbahen maska dhe të ajrosen ambientin duke mbajtur dritaret hapur. Nëse gjatë qëndrimit në shkollë, vini re tek vetja, simptoma të COVID-19, lajmëroni menjëherë mësuesin kujdestar.
Më tej thuhet se duhet të ruhet etika respiratorë gjatë kollitjes apo teshtitjes. Sakaq, sugjerohet që të evitohet prekja e hundës dhe gojës. Po ashtu, të evitohet prekja e maskës.


Leave a Reply