Si të dallojmë nëse fëmija është vajzë apo djalë
Shtatzënia është një nga fazat më të bukura në jetën e femrës, një nga momentet më të rëndësishme. Në momentin që një femër mëson se është shtatzënë, kurioziteti për të mësuar gjininë e fëmijës është i madh. Kjo për arsye të ndryshme, si për shembull blerja e rrobave, përgatitja e dhomës apo emri që do i vendoset fëmijës. Ka disa gojëdhëna të ndryshme për sa i përket gjinisë së fëmijës, sipas të cilave mund ta mësojmë nëse bebi është vajzë apo djalë edhe pa nevojën e një ekografie. Këto kanë mbetur në kuadrin e gojëdhënave, të cilat janë transmetuar brez pas brezi.
Një grup mjekësh kanadezë kanë kryer disa studime duke u bazuar në këto gojëdhëna, dhe kanë dalë në përfundimin se harresa gjatë shtatzënisë mund të na ndihmojë të zbulojmë paraprakisht gjininë e bebit. Në studim u morën një kampion prej 40 grash, të cilat u ndoqën për 18 muaj. Ajo që u vërejt ishte se gratë shtatzëna të cilat prisnin të lindnin vajzë harronin më shumë se gratë që prisnin të lindnin djalë.
Ato iu nënshtruan dhe testeve të ndryshme psikologjike, ku u vërejt se nënat që prisnin të lindnin djem patën rezultate më të mira. Shkak për këtë mendohet se është një faktor i lidhur me gjininë e fetusit, i cili ndikon në aftësinë mendore të nënës.

Leave a Reply