Shkolla dhe COVID-19, këshilla nga mjekja Blerta Brati
NGA MJEKJA : BLERTA BRATI
Shumë e rëndësishme të lehtësohen disa masa dhe rregulla, për t’i lënë vendin pjesës tjetër.
– Që fëmijët të menaxhojnë maskat, dezinfektuesit, shaminë e hundëve, jepini atyre me vete një qese ku mund t’i hedhin pas përdorimit. Mësojini dhe përsëritjani në shtëpi dhe shkollë rregullat e higjienës, ata kanë aftësi t’ju imitojnë dhe t’i përvetësojnë!
– Lehtësojini çantat e fëmijëve. Le të përdorin çanta që mund të lahen, dhe mos i ngarkoni me mjete të tepërta, të cilat gjatë përdorimit rrisin mundësitë e kontaminimeve.
– Që mos bëjnë transport shkollë- shtëpi, inkurajoni mësuesit dhe fëmijët që të marrin me vete gjërat më të rëndësishme laps, libër, fletore, të tjerat të menaxhohen në klasa.
– Mos u bëni strik të uniformave, po zgjidhni veshje të lehta dhe lajini çdo ditë ato. E njëjta gjë dhe për këpucët.
– Bëni kujdes me lëndët që do përdorni për dezinfektim, për mos të shkaktuar alergji dhe probleme të tjera tek fëmijët.
– Mësojini shumë ata, por mos bëni presion note, gjë e cila rëndon situatën psikologjike të tyre. Përfitoni nga ditët me diell për t’i nxjerrë në ajër të pastër.
– Inkurajojini të hanë shëndetshëm, dhe t’i konsumojnë vaktet në shtëpi. Me vete mund të marrin një shishe ujë.
– Jini të kujdesshëm ndaj çdo ankese të tyre!
– Mësueset të respektojnë distancën dhe mos e heqin maskën, në këtë mënyrë edhe sikur të dalë pozitiv, për aq kohë sa ka qenë me maskë dhe në distancë mbi 2m, ul rriskun e transmetimit!
– Inkurajoni raportet e mira mësues- prindër!
– Le të jete ky vit një sfidë e fituar nga ne njerëzit!
Fëmijët gjëja jonë më e shtrenjtë.

Leave a Reply