Rekomandimet e reja për kontracepsionin e urgjencës
Nga Kozeta Mustafaraj, mjeke gjinekologe
Kolegji Amerikan Obstetër Gjinekologeve ka nxjerrë rekomandimet e reja në përdorimin dhe efikasitetin e kontracepsionit të urgjencës. Kontracepsioni i urgjencës, apo i njohur ndryshe si kontracepsioni post -koital, përdoret për të parandaluar shtazëninë pas një marrëdhënie seksuale të pambrojtur ose me mbrojtje jo të plote.
Indikacionet më të shpeshta përfshijnë: çarja e prezervativit, harrimi i kontraceptivit, apo dështimi i çdo lloj tjetër metode kontraceptive. Janë te aprovuara disa produkte sikur: marrja e kombinuar e estrogjeneve dhe progestativeve, vetëm progetativ, modulatorët e receptorëve progesteronit, apo inserimi sterileve me bakër.
Rekomandimet specifike perfshijne:
• Marrja e Ulipristal acetat, në krahasim me levenorgestrel është me efektive, dhe e ka efekt per mbi 5 dite (rekomandimi i nivelit A ).
• Përdorimi i regjimit vetëm me levonorgestrel për kontracepsion urgjence është më efektiv sesa regjimi i kombinuar estrogjen –pregesteron, dhe ka më pak efekte anësore sikur të përziera dhe të vjella (Nivel A).
• Metoda më efektive e konstracepsionit të urgjencës është vendosja e DIU me baker (Nivel A).
• Nuk është e nevojshme të bëhen ekzaminime apo teste për shtatzëni përpara marrrjes së kontraceptivit të urgjencës (Nivel B).
• Për të patur një rezultat sa më të mirë dhe efektiv, mjekimi duhet të merret sa më shpejt të jetë e mundur pas marrëdhënies së pambrojtur (Nivel B).
• Pilulat e urgjencës si dhe Diu me bakër duhet t’u jepen grave deri në 5 ditë pas marrëdhënies së pambrojtur (Nivel B).
• Për gratë obeze vendosja e DIU me baker është mënyra me e preferuar kontraceptive, pasi pesha trupore mund të ndikojë në efikasitetin e pilulave. Por nuk duhet abandonuar përdorimi i metodave orale në gratë obeze dhe mbipeshë (Nivel B).
• Gratë në të cilat është e kundërindikuar përdorimi i kontraceptivëve oral, mund të marrin çdo lloj rregjimi të kontracepsionit të urgjencës (Nivel C).
• Edhe brenda të njëjtit cikël menstrual, kontracepsioni i urgjencës mund të përdoret më tepër se një herë (Nivel C).
• Mjekët duhet të edukojnë gratë mbi kontracepsionin e urgjencës përpara se ato të kenë nevojë për të (Nivel C).
• Duhet të jepet informacioni mbi përdorimin e kontracepsionit afatgjate tek të gjitha gratë që kërkojnë kontracepsion të urgjencës. (Nivel C).
• Duhet të vlerësohen me kujdes gratë të cilat kanë perdorur kontracepsion të urgjencës, nëse menstruacionet janë vonuar mbi një javë, kanë dhimbje të fundit të barkut, si dhe hemorragji të vazhdueshme të çrregullt. (Nivel C).
• Gratë të cilat përmbushin kriteret standarde për vendosje të DIU dhe dëshirojnë kontracepsion afatgjate, mund të perdorin DIU me baker si metodë kontracepsioni urgjence (Nivel C).

Leave a Reply