Rasti i Norvegjisë! A humbën jetën si pasojë e vaksinës anti-Covid 13 të moshuarit?!
Blerta Brati, mjeke mikrobiologe
Në Norvegji, 13 të moshuar të dobët vdiqën pak pasi morën injeksionin e parë të vaksinës Comirnaty. Ata vuanin nga të përzierat, diarreja dhe ethet.
“Është e mundur që këto reaksione anësore të zakonshme, të cilat nuk janë të rrezikshme tek pacientët më të rinj dhe të shëndetshëm dhe të cilat nuk janë të pazakonta me vaksinat, mund të përkeqë
sojnë sëmundjen themelore tek të moshuarit,” – thotë Steinar Madsen në British Medical Journal. “Ne nuk jemi as të alarmuar dhe as të shqetësuar, pasi këto raste janë shumë të rralla dhe kanë ndodhur në pacientë shumë të brishtë me sëmundje shumë të rënda”.
Agjencia Norvegiane e Barnave, agjencia lokale e ilaçeve, raporton se në Norvegji “mesatarisht 400 njerëz vdesin çdo javë në shtëpitë e pleqve dhe në institucionet e kujdesit afatgjatë”. Prandaj “pritet” që vdekjet “të jenë afër kohës kur mund të bëhet vaksinimi”.
Në pritje të mendimit të mëtejshëm, këto raste të raportuara “nuk kanë pasur asnjë ndikim në strategjinë norvegjeze të vaksinimit”.
Ndërsa java e tretë e vaksinimit kundër Covid-19 përfundoi, agjencia franceze e ilaçeve raporton gjashtë efekte anësore serioze dhe një vdekje. Çfarë duhet të konkludojmë nga kjo?
”Thjesht duhet të vazhdojmë vigjilencën. Çdo ditë në Francë ka rreth 400 vdekje në shtëpi pleqsh p.sh. Pra, kur ka vdekje pas vaksinimit, ata kanë një probabilitet shumë më të madh për të qenë për shkak të sëmundjes dhe sëmundjeve shoqëruese të këtyre njerëzve sesa për shkak të vaksinës”, veçanërisht pasi nuk ka “asnjë sinjal tjetër të këtij lloji diku tjetër”, shpjegon profesori Alain Fischer, kreu i komisionit të vaksinimit.
Sidoqoftë, secili rast regjistrohet dhe monitorohet.
“Ne thjesht duhet të vazhdojmë vigjilencën, por t’i vendosim këto ngjarje në kontekst dhe, sigurisht, të mos ndryshojmë asgjë në një fushatë vaksinimi mjaft të dobishme”- thonë mjekët.

Leave a Reply