Po rrezikojmë të mbetemi pa fëmijë, pa e kuptuar
Gratë janë duke zvogëluar shanset për të mbetur shtatzënë dhe për gjithë këtë është fajtore dieta e varfër ushqimore.
Studimi më i fundit australian doli në përfundimin se duke ngrënë pak fruta ose shumë ushqime fast food rrezikoni ta privoni veten nga të paturit fëmijë.
U vu re se gratë që hanin ushqime të shpejta 4 ose më shumë herë në javë mbetën shtatzënë një muaj me vonesë në krahasim me gratë e tjera.
5, 598 gratë nga Anglia, Irlanda, Australia dhe Zelanda e Re nuk kishin patur kurrë më parë fëmijë. Pasi u pyetën rreth dietës ushqimore, studiuesit panë se vonesë pati edhe te gratë që konsumonin 3 ose 4 herë në muaj fruta. “Ajo që ne arritëm t’i tregojmë gjithkujt ishte se ushqimi është baza e jetës dhe vazhdimësisë së saj. “ tha Prof. Claire Roberts.

Leave a Reply