OBSH paralajmëron gratë shtatzëna të mos marrin vaksinën Moderna
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë disa udhëzime të reja për vaksinën Moderna Covid-19. Sipas organizatës, vaksina nuk duhet të përdoret nga gratë shtatzëna. Grupi këshillus ka kërkuar që ato mos ta marrin nëse nuk janë punonjëse shëndetësore ose me rrezik veçanërisht të lartë të ekspozimit.
“Shtatzënia i vë gratë në një rrezik më të lartë nga COVID-19, por përdorimi i kësaj vaksine në gratë shtatzëna aktualisht nuk rekomandohet, vetëm nëse janë në grup risku (si punonjësit shëndetësor),” shkruan OBSH në faqen e saj zyrtare.
Drejtori i OBSH-së për imunizim Kate O’Brien tha se provat klinike të vaksinës Moderna ishin të nevojshme për gratë shtatzëna.
Personat që kanë alergji ndaj çdo përbërësi të vaksinës nuk duhet ta marrin gjithashtu këtë vaksinë ose çdo lloj tjetër vaksine mRNA.
Burimi: OBSH

Leave a Reply