Në çfarë moshe është e këshillueshme të kryhet vaksina kundër virusit HPV?
Shumica e mjekëve rekomandojnë që vajzat të kryejnë këtë vaksinë në moshën 11 – 12 vjeçare. Por kjo nuk përjashton faktin që ato, por edhe meshkujt, mund të kryejnë këtë vaksinë në çdo kohë, duke filluar nga mosha 9 deri 26 vjeç, sepse në këto grup mosha ka edhe efektivitetin më të lartë. Përjashtim bëjnë gratë shtatzëna të cilat nuk duhet të bëjnë këtë vaksinë.
Vaksina kundër HPV funksionon më mirë kur bëhet përpara se një person të jetë prekur nga virusin HPV. Pra, kjo vaksinë nuk mund të kurojë një person i cili është i/e prekur tashmë nga virusi HPV dhe kjo është edhe arsyeja pse mjekët rekomandojnë bërjen e vaksinës përpara se të keni kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë. Nëse ju keni kryer marrëdhënie seksuale, atëherë është mirë të konsultoheni fillimisht me mjekun tuaj me qëllim t’ju rekomandojë se si mund të silleni në vijim, pra nëse është e efektshme apo jo kryerja e vaksinës në rastin tuaj.

Leave a Reply