Melanoma gjatë shtatzënisë, kujdesi që duhet treguar
Melanoma është kanceri i lëkurës, një tumor i cili e merr origjinën nga melanocitet që gjenden në epidermë. Ajo përfaqëson vetëm një përqindje të vogël të të gjitha neoplazmave që ndikojnë në këtë organ, por është sigurisht një nga më agresivet dhe incidenca e saj po rritet vazhdimisht.
Ekspertët këshillojnë të tregohet kujdes, kryesisht personat që kanë një lëkurë të bardhë, pasi ata janë më të predispozuar për t’u prekur nga melanoma.
Gjithashtu këshillohet që të shmangen sa më shumë të jetë e mundur kryerja e solarëve, sidomos adoleshentët dhe femrat shtatzënë.
Sipas një studimi të fundit, rreziku për të vdekur nga kanceri i lëkurës është më i lartë tek femrat shtatzëna.
Studiuesit kanë arritur në përfundimin se gratë që diagnostifikohen me sëmundjen e melanomës gjatë shtatzënisë, ose brenda një viti pas lindjes, janë pesë herë më shumë të rrezikuara për të vdekur nga kanceri i lëkurës se femrat me melanoma që nuk janë shtatzëna. Rreziku për përhapjen e kancerit në pjesë të tjera të trupit gjithashtu është më i madh tek gratë shtatzëna.
Shkencëtarët mendojnë se një fenomen i tillë ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale (rritja e niveleve të ekstrogjenit) që ndodhin tek gratë shtatzëna.
Lëkura e gruas vazhdimisht evoluon gjatë shtatzënisë. Mund të ndryshojë edhe pamja e nishaneve: për shkak të variacioneve hormonale që karakterizojnë shtatzëninë, këto mund të zmadhohen ose të rriten në numër. Prandaj gratë shtatzëna duhet të kryejnë kontrolle te mjeku për të marrë mjekimin e duhur, kontrolle të cilat nuk kanë pasoja te nënat. Melanoma eliminohet përmes dermatologut, të cilët kryejnë biopsi të lëkurës me anestezi lokale.

Leave a Reply