Kandida
Infeksion në vaginë i shkaktuar nga një kërpudhë. Ekuilibri i aciditetit që mbron vaginën nga kërpudha prishet. Kandida shkakton një rrjedhje të bardhë vaginale, kruajtje dhe skuqje. Kandida mund të kurohet me ilaçe, një krem ose një pesar vaginal (një lloj tablete që shkrihet në vaginë). Kandida nuk është një infeksion seksualisht i transmetueshëm (IST).
HIV
Një virus (virusi i pamjaftueshmërisë imunitare njerëzore) që ndikon në sistemin imunitar natyror. Kur dikush me HIV nuk merr ilaçe, infeksioni rëndohet dhe mund të zhvillohet në SIDA. HIV nuk mund të kurohet, por ilaçet për virusin HIV mund ta mbajnë këtë virus nën kontroll. HIV është një infeksion seksualisht i transmetueshëm (IST). Një prezervativ mbron nga infeksionime HIV.
Gonorreja
Infeksion i uretrës (burrat) ose i vaginës(gratë) ose i rektumit (burrat dhe gratë). Simptoma më e zakonshme e gonorresë është një rrjedhje e verdhë në jeshile nga penisi ose vagina. Gonorreja është një infeksion seksualisht i transmetueshëm (IST) që shkaktohet nga baktere. Prezervativi ju mbron nga gonorreja. Për të parë nëse ju keni gonorre, mjekia/mjeku këtë mund ta konstatojë nëpërmjet marrjes së një prove nga…
