Prezervativi femëror
Prezervativ i gjerë, të cilin një grua e vendos në vaginën e saj. Prezervativi mbledh spermën e burrit. Ai parandalon mbetjen shtatzënë të një gruaje (është një metodë kontracepsioni). Ai e mbron gjithashtu gruan nga virusi HIV dhe nga infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST-të). Sa herë që bëni seks, duhet të përdorni një prezervativ femëror të ri.
Pilula kontraceptive e urgjencës
Pilulë që merr një grua pas marrëdhënies seksuale, kur nuk ka përdorur kontracepsion dhe nuk dëshiron të mbetet shtatzënë. Quhet edhe pilula e “ditës së nesërme”. Pilula zvogëlon rrezikun e mbetjes shtatzënë, por nuk është 100% e sigurt. Gruaja duhet ta marrë pilulën kontraceptive të urgjencës sa më shpejt të jetë e mundur pas seksit, të…
